Kapiteni i Real Madridit, Sergio Ramos ka pohuar se do ta dëshironte transferimin e Lionel Messit në “Santiago Bernabeu”.
“A do ta pranoja Messin në Madrid? 100 për qind”, tha kapiteni i “mbretërve” në një intervistë me Ibai.
“Do të isha i kënaqur ta kisha Messin në Madrid. Unë madje do t’i bëja vend atij në shtëpinë time nëse ishte e nevojshme”, kishte deklaruar Ramos.
E ardhmja e Lionel Messit te Barcelona është në pikëpyetje, me argjentinasin që nuk ka rinovuar ende dhe kontrata e tij skadon në verën e këtij viti.
Ardhja e presidentit të ri, Joan Laporta te Barcelona mund të përmisojë situatën e Messit dhe synimi i tij është që ta ndal yllin e futbollit në “Camp Nou”.
Për 10-shin e Barcelonës janë të interesuar Paris Saint-Germaini dhe Manchester City.