Marash Kumbulla, mbrojtësi shqiptar i Romës, bëri disa deklarata menjëherë pas fitores 3-0 të verdhekuqve kundër Shakhtar, në Ligën e Europës.
Këto janë fjalët e tij: “Kjo fitore mund të na japë forcën mendore për t’u përballur me emrat e mëdhenj në mënyrën më të mirë. I duhet dhënë merita trajnerit për planin taktik dhe ekipit, që e zbatoi në fushë.
A kishte më shumë bashkëpunim në fazën mbrojtëse?
Ne gjithmonë punojmë çdo javë në këtë drejtim, mbrojmë të gjithë së bashku, madje edhe me ndihmën e sulmuesve. Kjo na e bëri më të lehtë”.