Situata te Juventusi pas eliminimit nga Liga e Kampionëve në raundin e 1/8 nga Porto ka sjell pakënaqësi të shumta tek drejtuesit e klubit.
Madje, sipas raportimeve në medie, “Zonja e Vjetër” ka synim rindërtimin e skuadrës dhe mund të ndodhë largimi i Crisitano Ronaldos në verë.
Gazetari spanjoll, Josep Pedrerol ka thënë se agjenti i yllit portugez, Jorge Mendes ka folur me ish-klubin e Ronaldos, Real Madridin për një rikthim të mundshëm.
“Jorge Mendes ka folur me Real Madrid për mundësinë e kthimit të Cristiano Ronaldos", ka thënë Pedrerol në “El Chiringuito”.
Paga e lartë dhe mos arritja e triumfit në Ligën e Kampionëve mund të bëjnë që Ronaldo të largohet nga Juventusi.