E ardhmja e Andrea Ranocchias te Interi është në pikëpyetje.
Kontrata e mbrojtësit skadon në fund të sezonit dhe drejtuesit e klubit për momentin nuk i kanë ofruar rinovimin e kontratës. 33-vjeçari i cili është pjesë e zikaltërve që nga viti 2011, me shumë mundësi do të largohet gjatë verës.
Këtë sezon mbrojtësi nuk është aktivizuar shumë nga trajneri Antonio Conte, i cili e ka lënë futbollistin në stolin e rezervave.
Sipas mediave italiane, pavarësisht rëndësisë që Ranocchia ka në dhomat e zhveshjes, në rast se lojtarit i paraqitet një ofertë interesante nga klube të tjera ai do të largohet.