Nuk po përshtatet te Chelsea, Werner mund të rikthehet në Gjermani!
Në verën e vitit 2020-të Chelsea shpenzoi shumën e 60 milionë eurove duke ja shkëputur Leipzig , talentin Timo Werner, i cili firmosi një kontratë 5-vjeçare me “Blutë e Londrës”.
Sulmuesi gjerman nuk po arrin të ambientohet në Premier League, çka mund të sjellë dhe largimin e tij në fund të sezonit.
25-vjeçari, i cili në 27 paraqitje ka realizuar vetëm 5 gola, sipas mediave angleze, me shumë mundësi do të rikthehet në Gjermani.