Leipzig është i aftë në gjetjen e lojtarëve të talentuar dhe rritjen e tyre. Drejtuesit e klubit gjerman i kanë dhuruar një talent trajnerit Julian Nagelsmann.
Ai është Brian Brobbe, dhe vjen nga Ajax. 19-vjeçari aktivizohet në majë të sulmit dhe cilësohet si një nga lojtarët më premtues të futbollit holandez.
2 ndeshje dhe 1 gol me kombëtaren U19 tulipane numëron Brobbe, i cili ndodhet në vitin e fundit të kontratës me “Harkëtarët”.
Rinovimi nuk do ndodhë dhe Leipzig ka përfituar duke arritur akordin zyrtar me lojtarin me origjinë nga Gana.
Brobbe ka firmosur deri në verën e vitit 2025 dhe do të nisë aventurën zyrtare me klubin gjerman më datë 1 korrik.