Futbollisti shqiptar, Arijan Ademi, është lënduar në ballafaqimin e mbrëmshëm, Tottenham-Dinamo.
Ademi u detyrua të linte lojën në minutën e 90-të.
“Sot, Ademi pret ekzaminime të hollësishme, pas të cilave do të dihet edhe lëndimi dhe nëse ai do të humbasë takimin e kombëtares së muajt mars”, shkruan media maqedone “Ekipa.mk”.
Ademi është kapiten i skuadrës së Dinamos së Zagrebit dhe mbrëmë pësuan humbje me rezultat 2:0 në Londër nga Tottenhami, në takimin e të tetës së finales së Europa League.