Manchester United dhe Chelsea janë duke e kërkuar me ngul, portierin e Milanit, Gianluigi Donnarumma.
Mediet angleze raportojnë se ardhmja e Donnarummas te Milani është në pikëpyetje andaj klubet angleze janë duke e kërkuar me ngul.
Milani i ka ofruar kontratë të re italianit, por ofertat e fundit mund t’ia ndërrojnë mendjen reprezentuesit italian.
Donnarumma (22-vjeçar) që nga viti 2015 është pjesë e skuadrës së parë të Milanit, ekip me të cilin i ka regjistruar 203 paraqitje.
Ai konsiderohet një ndër portierët më cilësor në Evropë.