Ylli argjentinas ende nuk ka filluar bisedimet

Futboll

Ylli argjentinas ende nuk ka filluar bisedimet

Më: 12 mars 2021 Në ora: 13:34
Ylli argjentinas ende nuk ka filluar bisedimet

Ylli argjentinas ende nuk ka filluar bisedimet rreth nënshkrimit të një kontrate të re me skuadrën e tij.

Lionel Messi duhet të bindet nga vizioni i presidentit Joan Laporta për Barcelonën, para se të nënshkruajë një kontratë të re, raporton “The Sun”.

Argjentinasi vazhdimisht është duke u lidhur me një transferim larg Barcelonës, dhe dëshiron të shoh se kë dëshirojnë “Blaugranët” ta transferojnë, para se ai të merr vendim rreth së ardhmes së tij.

Messi ka kontratë aktuale me Barcelonën deri në fund të këtij sezoni, dhe skuadrat që kanë shprehur interesim serioz për shërbimet e 33 vjeçarit janë Paris Saint-Germain, Inter dhe Manchester City.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat