Liverpool dhe Real Madrid në garë të ngushtë për të siguruar shërbimet e talentit të ri të Santosit, Angelo Gabriel.
Sipas SPORT WITNESS, Reds janë duke monitoruar anësorin e Santos për një kohë të gjatë, por sipas raportimeve të fundit në garë për brazilianin është futur edhe Real Madrid, transmeton Insporti.
Lojtari 15 vjeçar i Santos këtë vit ka bërë debutimin për seniorët e Santos duke u bërë lojtari i dytë më i ri që debuton me fanellën e Santos.
“Është një ndjenjë e papërshkrueshme që të debutoj me ekipin e parë në këtë moshë,”- ai tha.
”Është një eksperiencë që duhet ta shfrytëzojë në maksimum për të ardhmen” u shpreh Angelo Gabriel.
Lojtari ka nënshkruar kontratë profesionale me datën 16 nëntor të vitit të kaluar, kontratë e cila e mban atë në Santos deri në vitin 2023. Në këtë kontratë lojtari ka edhe klauzolën e largimit, e cila kap vlerën prej 60 milionë euro.
Liverpool shpresojnë që mos të iu ndodhë skenari i njëjtë me atë të Rodrygos, ku gjatë gjithë kohës ishin Real Madrid dhe Liverpool në garë për të, por në fund braziliani zgjodhi Real Madridin.