Braziliani nuk arriti të rikuperohej në kohë që të luante ndaj ish-klubit të tij në kuadër të Ligës së Kampionëve.
Megjithatë, së fundmi klubi parisien ka pranuar lajme të mira mbi rikuperimin e tij.
Neymari pritet të rikthehet më 21 mars për ndeshjen derbi ndaj Olympique Lyon, ndeshje e cila mund të vendosë shumë gjëra mbi ecurinë e titullit në Ligue 1.
29 vjeçari do ta humbasë edhe një ndeshje tjetër këtë fundjavë kur PSG luan me Nantes.