Marcelo Bechler, gazetari i cili ishte i pari që njoftoi largimin e Neymarit nga Barcelona dhe lajmet e Lionel Messit verën e kaluar, ka njoftuar tani se PSG ka planin dhe paratë për të transferuar argjentinasin.
Gjatë ditës së sotme është raportuar se Marcelo do të jap një lajm ‘bombë’ për Messin dhe të ardhmen e tij.
Ai tani ka konfirmuar se PSG ka paratë dhe një plan për të transferuar atë.
“PSG ka fondet e nevojshme dhe një plan për të bërë realitet ardhjen e Lionel Messi në Paris”, ka thënë gazetari.
Deri në këtë moment, Messi nuk ka treguar ndonjë shenjë se do të rinovojë kontratën me Barcelonën.