Gjithçka e qartë! Prof. Bylbyl Sokoli nuk është më trajner i Gjilanit pas një serie të zezë të rezultateve.
Në vend të tij vjen ish trajneri i Ballkanit, Ismet Munishi.
Lajmi konfirmohet edhe nga kryetari i klubit të Gjilanit, Florim Zuka. “Ismeti drejton SC Gjilanin”, shkruan Zuka në profilin e tij në facebook.
Gjilani aktualisht është në vend të pestë me 33 pikë pas 25 jave në elitën e futbollit të Kosovës.
Me Munishin synon ta përforcojë vendin e katërt dhe jo të bie në zonën e kuqe.