Zinedine Zidane në konferencën e zakonshme për shtyp një ditë përpara ndeshjes, ka dhënë lajme të mira për tifozët e klubit.
Zidane ka konfirmuar se lojtarët Eden Hazard dhe Sergio Ramos do të kenë minuta në ndeshjen ndaj Elches.
“Hazard është duke u ndjerë mirë në çdo aspekt të mundshëm, sikurse fizikisht edhe mentalisht. Ai është i gatshëm 100%”, ka thënë francezi.
Nga kjo mund të aludojmë se Hazard mund edhe të startojë nga minuta e parë nesër.
Sa i përket kapitenit të skuadrës, Zidane tha: “Ramos është i gatshëm dhe do të ketë minuta”.
Me fillim nga ora 16:15, Real Madrid do të presë Elchen për javën e 27-të në La Liga.