Lazio mezi ka fituar me rezultat 3:2 ndaj të fundosurit, Crotone, në takimin e javës së 27-të të Serie A në futboll.
Një fitore më shumë mund, por mbi të gjitha arkëtuan tre pikë të vlefshme.
Për Lazion shënuan Milinkoviq-Saviq (14'), Alberto (39') e Caicedo (84') dhe për Crotonen Simy (29' e 50'-nga penalltia).
Reprezentuesi i Kosovës, Vedat Muriqi, u paraqit nga minuta e 76-të apo gjithsej 14 minuta për Lazion.
Crotone është në fund me 15 pikë dhe Lazio në pozitën e 7-të me 46 sosh.