Ballkani ngadalë ka nisur ta marrë vetën pas startit jo aq të mirë që kishte në stinorin pranveror.
Skuadra “portokallinj” pas fitores spektakolare në mesjavë kur e mposhti Arbërinë me rezultat 6:2 e cila e riktheu në pozitën e dytë në tabelë, sot ka marrë një lajm të mirë nga infermieria.
Kapiteni i skuadrës, Visar Berisha është rikthyer nga lëndimi i cili e mbajti jashtë fushës për disa ndeshje.
Lajmin e ka konfirmuar vet futbollisti.
Ballkani aktualisht është në pozitën e dytë në tabelë me 51 pikë, dy më pak sesa Drita e vendit të parë.
Suharekasit do të përballen pikërisht me Dritën në ndeshjen e ardhshme.