Tirana ka arritur të blindojë një tjetër talent. Bëhet fjalë për mesfushorin e talentuar Enes Kuka, i cili ditën e sotme firmosi kontratë profesionale për 4 vitet e ardhshme me kampionët në fuqi të Superiores.
Lajmi është konfirmuar nga vetë klubi bardheblu nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare.
NJOFTIMI I TIRANËS:
Akademia në ekipin e parë!
KF Tirana njofton afrimin e emrit më të ri nga talentet e Akademisë sonë, Enes Kuka. Mesfushori i talentuar tërhoqi vëmendjen e teknikëve bardheblu të cilët nuk nguruan ta bënin atë pjesë të ekipit të parë. 19 vjeçari do të mbajë veshur fanellën e Tiranës për 4 vitet e ardhshme duke u rritur profesionalisht në kampin e kampionëve.