I zhgënjyer trajneri i Kukësit Mirel Josa, për ndeshjen e 5-të pa fitore që regjistroi skuadra e tij në Kategorinë Superiore. Në mikrofonin e Gol pas Goli, Josa e analizoi kështu barazimin 1-1 ndaj Apolonisë.
“Unë nuk mund të them se çfarë mund te mos funksionojë, nga ana cilësore bëmë një ndeshje më të dobët sesa në Shkodër. I kemi lënë një farë hapësire, kishim disi me topin e parë, kur kishim punë me dyluftimin me mbrojtësit e qendrës, unë nuk jam i kënaqur sepse nuk doja barazim, Apolonia i pati rastet e veta, ne kishim mundësi kundërsulmi, por nuk i shfrytëzuam ato”.
“Mendimi im është që skuadra kur luan ndeshjet e kampionatit, duhet të hyjë edhe me mentalietetin e duhur edhe ne ndeshjen e Kupës.
Nuk është problemi i fazës së mbrojtës, Apolonia mund të bënte rastet e veta, ne duhet të ishim më të ngjeshur, duhej të jepnim frymë sulmit dhe humbjes së menjëhershme të topit".