Pas dy humbjeve radhazi (nga Bologna dhe Juventusi), skuadra e Lazios është rikthyer te fitorja në Serie A.
Në ndeshjen e vlefshme për javën e 27-të në kampionatin italian, lacialët kanë mposhtur Crotonen.
Ndeshja e zhvilluar sot në “Olimpico” të Romës ka përfunduar me rezultatin 3-2.
Sergej Milinkovic-Savic, Luis Alberto dhe Felipe Caicedo shënuan golat e fitores për vendasit, teksa të dy golat për skuadrën mysafire u shënuan nga Simy.
Vedat Muriqi hyri si zëvendësues në minutën e 76-të, teksa për aq minuta sa luajti u vlerësua me notën 6.0.
Nota më e lartë në këtë ndeshje i takoi Albertos, i cili u vlerësua me 8.5.