Në fundjavë do të zhvillohet java 25-të në Superligën e Kosovës në futboll.
Kjo javë do të na sjell ndeshje mjaft interesante. Skuadra e dytë në tabelë, Ballkani, në Suharekë do të takohet me skuadrën lidere, Dritën.
Ndeshje interesante pritet të jetë edhe ajo në Drenas, mes Feronikelit dhe Prishtinës, me këta të fundit që gjithashtu janë në garë për titull.
Në ndeshjet tjera takohen: Besa – Llapi, Drenica – Arbëria dhe Gjilani – Trepça ’89.