Tahir Batatina, kryetrajner i klubit të futbollit Llapi nga Podujeva, i kundërpërgjigjet Nysret Prekazit për Xhevat Prekazin.
Nysret Prekazi, ish gjyqtar i mirënjohur i futbollit, i ka thënë Batatinës, se je i vogël me u marrë me Xhevatin.
“Unë edhe jam i vogël edhe i ri por nuk kam qëndruar si Xhevati në Beograd po e kam kap pushkën, i kam largu ata që ai jeton me ta në Beograd dhe e kemi pavarësuar shtetin dhe futbollin.
Për nga gjatësia jam bukur i gjatë, po më e rëndësishmja jam krenar që i shërbej vendit tim dhe jo si kushëriri juaj i shërben shtetit që bëri krime në Kosovë.
Sondazh online: Kush duhet të bëhet kryetar i LDK-së?
Po nuk ia shoh shumë për të madhe kushëririt tuaj, se kur s’ka ardh me varros as nënën e vet që e ka lind, nuk ja vlen mu marr me të, veç nja e di sa të jam në futboll unë, ai veç mundet me na shikuar TV nga Beogradi.
Gojën ta ndalim? Po historia shkruan edhe për atdhetar edhe për pacifistë”, i reagon Batatina kushëririt të Xhevat Prekazit.