Ismet Munishi konfirmon marrëveshjen me klubin e futbollit Gjilani. Ai përmes një postimit në facebook ka bërë të ditur se nga sot është kryetrajner i Gjilanit.
“Sot arrita marrëveshjen e bashkëpunimit me klubin SC Gjilani dhe Presidentin Florim Zuka për 1 vit e gjysmë.
Urime ‘Skiftera’ dhe me vjen keq për deklaratat e mija të kahmotshme sa kemi qenë rival, shpresoj të me kuptoni... Së bashku me nder dhe krenari do ti synojmë majat.
Faleminderit miqve, shokëve dhe dashamirvëe për urimet.
Forca Sc Gjilani”, shkruan Munishi.