Fillimisht ishte paraparë të zhvillohej me datën 4 Tetor të vitit të kaluar, por atëbotë për shkak të koronavirusit, Napoli e kishte të pamundur të udhëtonte jashtë rajonit.
Pastaj, Juventusoi fitoi ndeshjen në tavolinë. Napoli nuk u pajtua dhe u ankua në gjykatat respektive.
Atje “Il partenopei” fituan rastin dhe FIGC vendosi që ndeshja të luhet dhe fituesi të vendoset në fushën e blertë e jo në tavolinë. Si datë u caktua 17 Marsi, pra mesjava e ardhshme.
Decisa la nuova data di #JuventusNapoli https://t.co/s9OVAVGgaY
— Gianluca Di Marzio (@DiMarzio) March 12, 2021
Megjithatë, sipas mediave italiane, me kërkesën e të dyja skuadrave, e njëjta sfidë është rishtyer për datën 7 Prill.