Menaxheri i Chelseat, Thomas Tuchel, ka folur për mungesat e skuadrës para ndeshjes ndaj Leeds United.
Chelsea do përballet me Leeds nesër në orën 13:30 në kuadër të xhiros së 27-të të Premilerligës.
Por, duke folur para ndeshjes në konferencën për shtyp, gjermani konfirmoi dy mungesa të rëndësishme.
Fjala bëhet për Thiago Silvan dhe Tammy Abraham.
“Thiago pati një pengesë të vogël në stërvitje në fund të seancës stërvitore dje. Ai ndjeu në fund diçka rreth të njëjtës zonë ku u lëndua, kështu që na u desh ta largonim, kështu që ai është përsëri në një fazë rikuperimi dhe mbikqyrje por jo në stërvitje të plotë”, tha Tuchel.
“Tammy Abraham ende ka dhimbje nga ndeshja ndaj Burnleyt, dje ai doli nga stërvitja dhe do jetë jashtë ndeshjes ndaj Leeds United. Të tjerët janë të gatshëm të gjithë”, përfundoi Thomas Tuchel.