Klubet e Premierligës po humbin miliona funte në javë si shkak i pandemisë Covid-19.
Tifozët nuk janë lejuar të shikojnë ndeshjet nga tribunat, dhe mos-pagesat e tyre për biletë kanë ndikuar dukshëm te klubet që tashmë po përballen me krizën ekonomike.
Shefi ekzekutiv i Premierligës, Richard Masters ka zbuluar se humbjet do të kapin 2 miliardë funte deri në fund të sezonit.
Kjo është kostoja marramendëse e pandemisë në klubet kryesore të Premierligës, ku dhe sot bëhen 1 vit nga dita kur tifozëve i’u ndalua të përcjellnin ndeshjen nga tribunat.