Xhiroja e 25-të e Superligës së Kosovës fillon sot me pesë ndeshje që do të zhvillohen.
Të gjitha ndeshjet fillojnë nga ora 13:00, ku vëmendjen kryesore do ta ketë derbi Ballkani – Drita, pasi që dy skuadrat luftojnë për titull.
Po ashtu, ndeshje interesante pritet të jetë edhe ajo mes Drenicës dhe Arbërisë të cilat luftojnë për mbijetesë.
Këto janë të gjitha takimet e ditës së sotme në Superligë:
![Image](/media/botasot.info/images/2021/March/13/auto_Superliga11615622149.jpg)