Spanja me një mungesë të madhe kundër Kosovës
Ylli i mbrojtjes së Villarealit dhe përfaqësueses së Spanjës, Pau Torres, pritet të mungojë në duelin ndaj Kosovës që zhvillohet më 31 mars në Sevilla, ndeshje e cila do të zhvillohet në kuadër të eliminatoreve për Kampionatin Botëror “Katar 2022”.
Skuadra e Villarealit e ka konfirmuar vetë lajmin për lëndimin e tij, ndërsa gazeta spanjolle “Marca” beson se ai mund të jetë jashtë fushës për të paktën tri javë.
Një plus ky për Kosovën e cila pretendon rezultat pozitiv këtë ndeshje.