Sot pritet të vijë edhe zyrtarizimi nga klubi i Vllaznisë, për shkarkimin e trajnerit Tomas Brdariç. Vendin e tij pritet ta zërë Elvis Plori, deri tani krahu i djathtë i gjermanit.
Skuadra ka kohë që nuk po funksionon si duhet dhe rezultatet e fundit kanë qenë treguesi më i mirë.
5 mijë euro në muaj është rroga që ka përfituar Brdariç si trajner i kuqebluve.
Te Vllaznia shpresojnë që me largimin e trajnerit do të ndryshojnë edhe rezultatet e skuadrës.