Vëmendja në ditën e sotme do të jetë e përqëndruar te derbi i kryeqytetit mes Tiranës dhe Partizanit.
Një sfidë e cila mund të vendosë shumë për pjesën e mbetur të sezonit, teksa një triumf apo disfatë për secilën skuadër do të bënte që objektivat të ndryshonin.
Kështu, pritet një luftë e fortë sportive, ndërsa është vendosur edhe se kush do të jetë gjyqtari që do të vendosë drejtësi në fushë. Bëhet fjalë për Kreshnik Cjapin, i cili ka parakaluar në momentet e fundit Kridens Metën.
Fieraku do të ketë përgjegjësinë në mbarëvajtjen e takimit, teksa në këtë sezon ka gjykuar katër herë të kuqtë dhe një herë bardheblutë.