Pak alternativa në sulm ndaj Shqipërisë

Futboll

Pak alternativa në sulm ndaj Shqipërisë

Më: 13 mars 2021 Në ora: 11:36
Pak alternativa në sulm ndaj Shqipërisë

Garet Sauthgejt nuk di ende se sa sulmues do të ketë në dispozicion për ndeshjet kualifikuese të Botërorit 2020 për muajin mars, ndër të cilat edhe ajo me Shqipërinë. ”Tre luanët” përballen me mungesa të shumta për shkak dëmtimi dhe lista zgjerohet nga dita në ditë sidomos në repartin e avancuar.

Sipas mediave britanike, edhe Tami Abraham i shtohet atyre që janë në dyshim për t’u përfshirë në listën e Sauthgejt pasi sulmuesi ka pësuar një dëmtim në kavilje që do ta lerë lojtarin e Çelsit në tribunë për takimin e kësaj fundjave ndaj Lids.

Kështu, ai u bashkohet emrave si Xhedon Sanço, Deni Ings, Harvei Barns dhe Markus Rashford, në listën e atyre që pritet të mungojnë në përzgjedhjen e trajnerit për tre sfidat e marsit.

Edhe organizatori i Leisterit, Xhejms Medison, ashtu si edhe ai i Aston Vilës, Xhek Gralish, janë në dyshim për këto duele për shkak të problemeve të tyre fizike dhe dyshohet se nuk do të jenë në gjendje të riaftësohen në kohë.

Kjo mund të bëjë që në liste të përfshihen emra si Patrik Bamford i Lids dhe Olli Uotkins të Aston Vilës, të ciëlt kanë bërë mirë në këtë sezon me skuadrat përkatëse.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat