Superiorja shqiptare do të startoj të shtunën (sot) me ndeshjet e xhiros së 24-të kampionale.
Vëmendja kryesore do të jetë në stadiumin “Selman Stërmasi” aty ku përballen dy rivalët e përbetuar lokal, Tirana dhe Partizani.
“Bardhekaltrit” janë në seri prej tri fitoreve rresht, ndërsa Partizani nuk e ka shijuar fitoren në tri përballjet e fundit.
Tirana renditet në pozitën e pestë me 35 pikë, katër më pak se Partizani që ndodhet një pozitë më lartë në tabelë me 39 të tilla.