Ka qenë një dutë me shumë gëzim aho e djeshmja për skuadrën irlandeze të Dundalk, që mposhti pas penalltive në finalen e Superkupës, Shamrok Rovers.
Koha e rregullt përfundoi në barazim 1-1, ndërsa në shtesa ekipet nuk arritën të shënonin.
Ndaj, vendimtare u bënë penalltitë dhe aty shkëlqeu më së shumti edhe ish-portieri i Tiranës, tashmë pjesë e Dundalk, Alesio Abibi. 24-vjeçari ia doli të ndalonte një penallti të kundërshtarëve duke pasur një peshë të madhe në triumf, shkruan vipsport.
Kujtojmë se Abibi e nisi këtë sezon si pjesë e Kastriotit në Kategorinë Superiore, megjithatë në janar kaloi te Dundalk, ku duket se ka gjetur versionin e tij më të mirë dhe po shpërblehet me një rol protagonisti.