Java e 25-të në Superligën e Kosovë fillon sot me dy përballje në program.
Prishtina vazhdon rrugëtimin për ta fituar titullin kampion, derisa ndalesën e radhës do ta bëj në Drenas, me ç’rast takohet me Feronikelin.
Skuadra e Klodian Duros nuk është se po kalon në një formë të mirë rezultatesh, por përballjet derbi si ajo ndaj Prishtinës janë gjithmonë motiv shtesë për t’u luajtur.
Me synimin e vetëm fitoren, dy skuadrat do të përballen në “Rexhep Rexhepi” në sfidën që nis nga ora 13:00.
Në orarin e njejtë do të zhvillohet edhe dueli tjetër në Brestovik të Pejës. Besa është nikoqire e Llapit që synon të dal nga kjo ‘mini-krizë’ e rezultateve.
Skuadra e Tahir Batatinës e di mjaft mirë se sa i vështirë është ai terren, pasi që ka barazuar në sfidën e parë kampionale me rezultat 2-2.
Për llapjanët përveç tri pikëve, çdo rezultat tjetër do të ishte dështim, derisa vendasit synojnë të shkaktojnë befasi.
13:00 Feronikeli – Prishtina
Feronikeli: Smakiqi, Thaqi, Pllana, Malaj, Lloshi, Carioca, Dabiqaj, Milickovic, Hoti, Simonovski, Maliqi. Kryetrajner: Klodian Duro
Prishtina: Haxho, Besnik Krasniqi, Dellova, Bekteshi, Boshnjaku, Qendrim Zyba, Endrit Krasniqi, Abazi, Shillova, Kryeziu. Kryetrajner: Zekirija Ramadani
13:00 Besa – Llapi
Besa:Kolaj, Ajdini, Salihu, Tahiri, Sheqerolli, Halili, Idrizi, Ethmane, Syla, Brruti, Xhaka
Llapi: Coric, Peposhi, Prenci, Idrizi, Emini, Shabani, Haliti,Hoti, Sadriu, Ar.Ramadani, Januzi.