Llapi nga Podujeva në udhëtim e mposhti me rezultat 4:1 Besën nga Peja.
Llapi importon tre pikë dhe e kthejnë në normalitet.
Kryetrajneri Tahir Batatina është i kënaqur me pikët e plota që morën në udhëtim dhe i japin forcë për sfidat e ardhshme.
Për llapjanët shënuan Edon Sadriu (2'), Engjëll Hoti (20'), Valmir Veliu (59’-nga penalltia), Arbnor Ramadani (80’) dhe për Besën Ardi Tahiri (26').
Llapi përforcon vendin e shtatë me 30 pikë dhe Besa është në pozitën e fundit me 7 pikë pas 25 jave të zhvilluara në elitën e futbollit të Kosovës.