Prishtina megjithatë frenohet në stadiumin “Rexhep Rexhepi” në Drenas.
Futbollisti Marko Simonovski është trim i fitores së Feronikelit me rezultat 2:0 kundër Prishtinës.
‘Nikli’ u tregua arrë e fortë për bardhekaltrit.
Prishtina ndalet pas 6 fitoreve rresht në pjesën pranverore në elitën e futbollit apo pësoi humbje pas 18 ndeshjeve në tërësi (përfshirë edhe ndeshjet e Kupës së Kosovës).
Sulmuesi Simonovski shënoi në minutën e 45-të dhe të 76-tën nga penalltia.
Në minutën e 79-të, Feronikeli mbetet me një lojtar me pak, Argjend Malaj përjashtohet nga loja pas dy kartonëve të verdhë. Prishtina renditet në vend të tretë me 50 pikë dhe Feronikeli është i gjashti me 31 pas 25 jave në Superligën e Kosovës.