Florian Thauvin ka refuzuar rinovimin e kontratës me Marseille dhe shumë klube europiane janë vënë në lëvizje për të marrë kartonin e tij me parametra zero gjatë verës, kur francezi të dalë një futbollist i lirë.
Megjithatë gjërat mund të ndryshojnë gjatë këtyre dy muajve dhe tekniku argjentinas Jorge Sampaoli ka marrë përsipër misionin për të bindur Thauvin të rinovojë me Marseille, duke mos i kursyer komplimentet për të.
“Trajneri shpreson gjithmonë që në projektin e tij të bëjnë pjesë futbollistët më të mirë. Thauvin e konsideroj një futbollist të madh, që nuk po bën më të mirën tani, por i duhet thjesht të arrijë nivelin e tij të lojës.
E dimë mirë sesa vlen një futbollist si ai, ndaj do të më pëlqente që ta llogarisja pjesë të skuadrës edhe për të ardhmen, jo vetëm për këtë sezon”, u shpreh Sampaoli.