Pas fitores së Partizanit ndaj bardhebluve, në derbin e sotëm, ka folur presidenti Gaz Demi.
Kuptohet, i lumtur për suksesin, por thekson se ka ende mjaft rrugë deri te titulli, sipas tij: “Mbas një ecurie shumë të dobët në 2 ndeshjet e fundit, sot bëmë një ndeshje të mirë. Mendoj që e merituam fitoren.
Për titullin ka kohë akoma. Janë edhe 12 ndeshje. Jemi edhe ne aty afër, si 3-4 skuadra të tjera. Shpresojmë të shkojë mirë.
Tiranën matematika e lejon që të jetë edhe për titull. Ka akoma kohë deri në fund të kampionatit”.