Besa ka vazhduar serinë negative duke u mposhtur nga Llapi 4:1.
Kryetrajneri i kësaj skuadre, Leutrim Krasniqi ka thënë pas ndeshjes se pranimi i golave të hershëm po e dekurajon ekipin e tij.
“Llapi e deshti më shumë fitoren dhe e arriti.
U munduam të jemi në nivel të lojës, por pësimi i golave të shpejtë po e bënë të pamundur këtë gjë. Po pranojmë gola të lehtë dhe po thehemi si skuadër.
Goli i tretë i pranuar, pasi që kishim shënuar na rëndoi psikologjikisht dhe më pas e kishim të vështirë për t’u kthyer në lojë”, deklaroi Krasniqi.