Trajneri i KF Llapit, Tahir Batatina është shprehur i kënaqur me fitoren ndaj Besës.
KF Llapi triumfoi ndaj Besës me rezultat të thellë 4-1 në kuadër të xhiros së 23-të të Superligës së Kosovës.
Golat për llapjanët i shënuan, Sadriu (2′), Hoti (20′) dhe Veliu (59′), Ramadani (81), ndërsa për Besën realizoi Tahiri (26′).
Trajneri i KF Llapit, Tahir Batatina, përgëzoi skaudrën e Besës për lojën e mirë të zhvilluar dhe vlerësoi talentët e rinj që ka në radhët e veta skuadra pejane.
“Dua ta përgëzoj Besën për lojën e tyre dhe mbarëvajtjen në kampionat, ata duhet vlerësuar edhe pse janë me të rinj”, tha ai.
“Ka djem cilësorë, që unë i vlerësoj shumë lartë. Është skuadër solide edhe pse e re. E kemi ditur Besa është paksa pa motiv, por ne i jemi qasur lojës në mënyrën më të mirë të mundshme”, tha Batatina.
“Janë shumë pikë të rëndësishme, mirëpo kundër Trepçës ’89 është ndeshja e sezonit. E përfunduam ndeshjen ndaj Besës pa lëndime dhe synojmë të përgatitemi sa më mirë për duelin ndaj xehtarëve”, përfundoi Batatina.
Tani me këtë fitore, Besa ka bërë një hap të madh në mbijetesën në elitën e futbollit kosovar.