Lëndohet Mërgim Berisha, humbet ndeshjen ndaj Admira!
Sulmuesi shqiptar i RedBull Salzburg, Mërgim Berisha ka pësuar një lëndim në në kofshë dhe nuk do të luajë në takimin ndaj skuadrës Admira.
Lajmin e ka bërë të ditur skaudra e RedBull Salzburgut përmes llogarisë së tyre në rrjetin social, Twitter.
Ende nuk dihet se kur do të rikthehet Berisha, apo do të mungojë vetëm në ndeshjen e sotme.