Ish-sulmuesi i Bournemouth, Lys Mousset është akuzuar për vozitje të shfrenuar pa kujdes dhe vëmendje të duhur, përcjell Insporti.
Makina e llojit Lamborghini e yllit francez u përplas me automjete të parkuara në rrugën, Abbeydale Road South në Sheffield menjëherë pas mesnatës së 4 Janarit.
Sulmuesi i Blades, Mousset tani pritet të paraqitet në gjykatë në qershor, ku dënimi mund të jetë rreth 300.000 funta.
Në deklaratën e Policisë së Jug-Yorkshire thuhet: “Lys Mousset është akuzuar për vozitje pa kujdesin dhe vëmendjen e duhur dhe dështimin për të ndaluar pas një përplasje.
“Ai do të dalë para gjykatës në qershor.
Ndryshe, Mousset nuk ka arritur të shënojë në tetë paraqitje në të gjitha garat për Sheff Utd këtë sezon.
Sulmuesi francez më parë ka luajtur në Francë përpara se të transferohej në Premier League në vitin 2016.