Ylli portugez, Cristiano Ronaldo po kalon në një formë jo të mirë dhe kjo mbase mund të jetë edhe nga mosha, shkruan Insporti
Gabimi i tij në takimin me Porton rezultoi me gol që eventualisht e eleminoi Juventusin, duke shkaktuar ‘trazira’ në rrjet nga kritika të shumta nga fansat.
Megjithatë, pas paraqitjes se tij të dobët ndaj Portos, takim ky që u zhvillua në kuadër të Ligës së Kampionëve, Cristiano Ronaldo ka reaguar publikisht.
Ky është reagimi i Cristiano Ronaldos në rrjetin social, Instagram.
”Më e rëndësishme se rëniet që pësoni në jetë, është sa shpejtë ngriteni në këmbë… Kampionët e vërtetë nuk thyhen kurrë! Fokusi jonë tashmë është te Cagliari, në Serie A, në finalen e Kupës së Italisë dhe në gjithcka që ende mund të arrijmë këtë sezon.
”E vërtetë është se e kaluara i përket muzeve, por fatmirësisht, futbolli ka kujtime… njejtë edhe unë! Historia nuk mund të fshihet, shkruhet secilën ditë me shpirt të skuadrës, përkushtim dhe shumë punë. Dhe ata që nuk e kuptojnë këtë asnjëherë nuk do të kenë lavdi dhe sukses".