Real Madridi ka shënuar fitore në çastet e fundit, me rezultat 2:1 kundër Elche-s.
Madrilenët arritën tre pikë të mëdha në luftë për titullin e kampionit, në takimin e javës së 27-të.
Në minutën e 61-të Calvo me kokë ka shënuar për epërsinë (0:1) të Elche-s.
Në minutën e 73-të, Karim Benzema barazon rezultatin 1:1. Në minutën e 90+1, Benzema me goditje të fortë e në këndin e poshtëm të majtë, e vendosi fitoren me rezultat 2:1.
Reali është në vend të dytë me 57 pikë dhe Elche është i 17-ti me 24 sosh pas 27 jave.