Prishtina sot nuk e kishte ditën e saj

Futboll

Prishtina sot nuk e kishte ditën e saj

Më: 13 mars 2021 Në ora: 18:28
Prishtina sot nuk e kishte ditën e saj

Prishtina sot nuk e kishte ditën e saj, por edhe trysnia e madhe e vendasve, si dhe siç duket as gjyqtarët nuk ishin në ditën e tyre më të mirë, bëri që Prishtina pësoi humbjen e parë pas 18 ndeshjeve. Megjithatë, pas tre ditësh, bardhekaltrit kanë mundësinë të revanshohen në ndeshjen çerekfinale të Kupës, po në Drenas.

Vendasit erdhën në epërsi në minutën e parë shtesë pasi që topi u humb nga prishtinasit, mosreagim i duhur me kohë dhe na sanksionoi Simonovski nga afërsia (45+1’). Simonovski kishte rast të art edhe në minutën e 11-të, i përballur vetëm me portier qëlloi pjesën e jashtme të pingules.

Prishtina pati mundësi me gjuajtjen e Shillovës (33’), por topi shkoi drejt në portierin vendas. Prishtina pati edhe një rast të qindpërqindtë në minutën e 6-të shtesë kur Abazi nuk qëlloi portën e zbrazët.

Feronikeli e dyfishoi rezultatin pas penalltisë nëpërmjet Simonovskit (76’) e Simonoski kishte rast për het-trik në minutën e 7-të shtesë, por gjuajti jashtë.

Prishtina sot kontestoi në të paktën 3 raste, dyshime në penalltinë e dhënë te vendasit dhe në dy raste kontakti në zonën e vendasve, te Abazi dhe sidomos te Mankenda që u shkel, por u ndëshkua për simulim dhe të dyja këto raste kishin më shumë kontakt se sa penalltia e Feronikelit.

Prishtina shënoi edhe dy gola të cilat u anuluan për pozitë jashtë lojës, Shillova (20’) dhe Kryeziu (Abazi u sinjalizua në pozitë jashtë lojës) në minutën e 2-të shtesë.

Prishtina të mërkurën udhëton sërish në Drenas ku do të ndeshet në kuadër të çerekfinales së Kupës, shkruan në faqen e FC Prishtinës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat