Willem II ka shënuar fitore ndaj Heerenveenit në ndeshjen e vlefshme për javën e 26-të në Eredivisie.
Ndeshja e zhvilluar sonte në “Konig Willem II Stadion” ka përfunduar me rezultatin 3:1.
Sebastien Holmen, Kwasi Wriedt dhe Che Nunnely shënuan golat e fitores për vendasit, teksa golin e vetëm për mysafirët e shënoi Joey Veerman.
Te Willem II titullar ishte portieri i Kosovës, Arijanet Muric, i cili zhvilloi tërë ndeshjen, teksa te Heerenveeni për 60 minuta luajti Ibrahim Dresheviq.
Willem II tani ka 21 pikë dhe renditet në pozitën e 16-të, kurse Heerenveeni mbetet me 33 pikë në pozitën e nëntë.