Pas Ismet Munishit, edhe Agim Maliqi i bashkohet Gjilanit. Munishi kryetrajner, Maliqi ndihmës i tij, të cilët do të punojnë në klubin e futbollit Gjilani.
“Ismet Munishi sot i është bashkuar skuadrës sonë, ku ju besua posti i kryetrajnerit të skuadrës.
Në stafin e kryetrajnerit Ismet Munishi, ku bëjnë pjesë Alban Hyseni dhe trajneri i portierëve Enver Sermaxhaj, sot gjithashtu ju bashkua edhe ndihmës trajneri Agim Maliqi, ku do të kompletoj pjesën e asistentëve të kryetrajnerit të ri në skuadrën tonë.
Maliqi do të zë vendin e asistentit të deritanishëm Granit Dervisholli, të cilin skuadra e falënderon për punën e tij sa ishte pjesë e stafit të ish trajnerit tonë, Bylbyl Sokoli.
Kujtojmë se Agim Maliqi, gjithashtu ishte pjesë e stafit të trajnerit Ismet Munishi, sa ishte pjesë e skuadrës nga Suhareka, KF Ballkani.
Klubi i dëshiron mirëseardhje Maliqit dhe i dëshiron suksese në vazhdim së bashku me skuadrën tonë”, njofton SC Gjilani.