Nesër në orën 15.00 do të zhvillohet derbi shqiptar në Maqedoninë e Veriut, mes Struga Trim & Lum dhe Renovës nga Xhepçishti i Tetovës.
Futbollisti i Strugës, Emir Skënderi, tha se do të jetë ndeshje e vështirë.
“Renova kohët e fundit po tregon se ka cilësi, nuk duhet as të mendojmë se do të jetë e lehtë kundër ‘allçive’.
Sidoqoftë, ne luajmë në shtëpi dhe siç dihet, në këtë ndeshje planifikojmë të luajmë lojë sulmuese, natyrisht synojmë fitore.
Na duhen pikët, është koha të kthehemi te fitoret, pasi nuk arritëm të triumfojmë në dy ndeshjet e fundit", thotë për
“Sportmedia” sulmuesi i ri i Strugës, Emir Skënderi. Pas javës së 23-të struganët janë në pozitën e katërt me 33 pikë dhe Renova në vend të 11-të me 23.