Donis Avdijaj është ndëshkuar me karton të kuq në ndeshjen kundër Omonias. Ekipi Avdijajt, AEL Limassol pësoi humbje në shtëpi me rezultat 2-1.
Mesfushori kosovar u inkuadrua në ndeshje në minutën e 65-të në vend të Anthony Georgiou, ndërsa pak para fundit të takimit u ndëshkua direkt me të kuq.
Deri te përjashtimi i Avdijajt nga loja ishte pasi sulmuesi nga Kosova u konfrontua me një futbollist kundërshtar dhe gjyqtari i ndëshkoi të dy me karton të kuq.
Ky takim ishte vendimtar sa i përket garës për titull, shkruan gayeta Olle.
Skuadra e Donis Avdijajt në ligën e Qipros, AEL Limassol renditet në pozitën e dytë me 59 pikë, ndërsa Omonia me 63 pikë u shpall kampione e Qipros, një javë pa përfunduar sezoni.