Manchester City ka mundur 3:0 Fulham dhe ka përforcuar vendin e parë në renditjen e Premier League.
Qytetarët kryesojnë kampionatin me një avantazh prej 17 pikësh ndaj Manchester United, që ka një ndeshje më pak.
Sfida e luajtur në Craven Cottage është vendosur në harkun e 13 minutave në pjesën e dytë.
Stones ka zhbllokuar takimin në minutën e 47-të, Gabriel Jesus ka dyfishuar në të 56-ën dhe Aguero ka fiksuar shifrat në 3-0 nga pika e bardhë në të 60-ën.
Kjo ka qenë fitorja e 13-të radhazi në transfertë për City-n në të gjitha kompeticionet.