Portieri i Atletico Madrid, Jan Oblak, është shprehur i zhgënjyer me rezultatin ndaj Getafes.
Atletico Madrid ka bërë gabimin e radhës, duke mos mundur të arkëtojë tre pikë ndaj Getafes.
Ndeshja përfundoi 0-0 dhe kjo i jep shansin Barcelonës dhe Realit që të afrohen me “Los Colchoneros”.
Edhe Jan Oblak u shpreh i zhgënjyer me rezultatin.
“Ne kemi bërë shumë për të fituar, por nuk arritëm të shënojmë”, tha Oblak.
Është gjithmonë shumë e vështirë të luash kundër Getafes. Sepse është një skuadër që luan futboll të papërshtatshëm, me një futboll disi të ndryshëm nga pjesa tjetër e skuadrave në La Liga”, deklaroi Jan Oblak.